image Ismaili: Tjerët i bën bashkë frika e i ndan interesi

Politikë

Zgjedhje/ Ismaili: Tjerët i bën bashkë frika e i ndan interesi

news image

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se derisa partitë tjera i bën bashkë frika dhe i ndan interesi i ngushtë, PDK-në e veçon guximi.

Këto komente Ismaili i ka dhënë në faqen e tij në Facebook.

“Derisa të tjerët i bën bashkë frika dhe i ndan interesi i ngushtë, neve na veçon guximi dhe na bashkon besimi në fitoren e sigurt. Me popullin dhe Kadri Veselin Kryeministër, PDK-ja do ta çrrënjosë korrupsionin e nepotizmin dhe do të krijojë perspektivë të ndritur për të gjithë”, ka shkruar Ismaili në faqen e tij në Facebook.