Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka thënë se moskalimi i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës nuk po bëhet për çështje parimore, por sipas saj, për të krijuar platforma politike për t’u konsoliduar në pushtet, shkruan Gazeta Sinjali.
“Këto nuk bëhen për parime por për të krijuar tabore dhe terrene, që në mungesë vetanake, për të krijuar platforma politike, për të mbledhur përkrahës dhe votues, për t’u konsoliduar në pushtet”, tha deputetja Ismaili.
Ajo ka shtuar se ky qëndrim ndaj Projektligjit nuk është politik, ngase po të ishte i tillë, do të kalonte në lexim të parë.
Ajo ka thënë se mospjesëmarrja në votim për Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës është për keqardhje dhe e tmerrshme./Gazeta Sinjali/