image Ismaili akuzon Kurtin për thellim të krizës në Kosovë

Kosovë

Shkrim/ Ismaili akuzon Kurtin për thellim të krizës në Kosovë

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se pas pandemisë së koronavirusit në Kosovë, kriza është thelluar edhe më tepër, duke e cilësuar ikjen nga përgjegjsia të kryeminsitrit, Albin Kurti, si prodhimin e një krize të re.

“Ikja nga përgjegjësia e Kryeministrit Kurti dhe prodhimi i një krize të re në përballjen me pandeminë, është e pandershme, e pafalshme dhe tepër e dëmshme për qytetarët”, ka shkruar Ismaili në një postim në Facebook.

Ai po akuzon qeverinë se ka injoruar qytetarët në një periudhë delikate duke provokuar ta rrëzojë qeverinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit sot ka shkarkuar nga detyra ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu./Gazeta Sinjali/