image ISIS merr përgjegjësinë për sulmet në Kabul, ku mbetën të vrarë 12 ushtarë amerikanë dhe 60 civilë

Botë

ISIS merr përgjegjësinë për sulmet në Kabul, ku mbetën të vrarë 12 ushtarë amerikanë dhe 60 civilë

news image

I ashtuquajturi Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIS), ka marrë përgjegjësi për sulmet në aeroportin e Kabulit, raporton Guardian.

Katër shpërthime kanë ndodhur në aeroportin e Kabulit në Afganistan, si rezultat të paktën 12 ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe 60 civilë.

Gjenerali amerikan McKenzie ka konfirmuar se sulmi në aeroportin e Kabulit erdhi si rezultat i dy kamikazëve me bomba që besohet se ishin pjesëtar të ISIS-it.

Ndërsa korrespodenti i Reuters, Idrees Ali, ka thënë se Pentagoni në një deklaratë zyrtare ka konfirmuar se kanë vdekur të paktën 12 ushtarë amerikanë dhe pritet që numri të rritet.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka bërë të ditur për një takim të në lidhje me situatën në Afganistan, me të dërguarit e OKB-së për Britaninë, Francën, Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Rusinë-anëtarët e përhershëm, të cilët kanë të drejtën e vetos në këshillin e sigurisë.

/GazetaSinjali/