image ISI: Në janar SHBA-ja sanksionon rreth 50 politikanë e biznesmenë, përfshihet edhe Kosova

Rajon

ISI: Në janar SHBA-ja sanksionon rreth 50 politikanë e biznesmenë, përfshihet edhe Kosova

news image

Instituti për Siguri Ndërkombëtare me seli në Beograd ka paralajmëruar se gjatë janarit të vitit 2022, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione ndaj disa politikanëve e biznesmenëve nga Serbia, “Republika Srpska”, Mali i Zi dhe Kosova.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në llogarinë zyrtare të këtij instituti në Twitter.

Në janar, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj individëve nga Ballkani. Sanksionet do të vendosen ndaj një pjese të komunitetit politik dhe të biznesit në Serbi, Republika Srpska, Mal i Zi dhe Kosovë”, thuhet në shkrimin e këtij Instituti.

Lidhur me këtë, Danas ka kontaktuar drejtuesin e këtij instituti, Orhan Dragas, i cili ka thënë se janë rreth 50 njerëz të targetuar për t’u sanksionuar.

Sipas tij, kjo ka të bëjë vetëm me individët dhe nuk janë sanksione kundër shteteve. “Këto janë sanksione të drejtuara ndaj individëve që synojnë të japin rezultate. Në bullgari u provua se janë shumë efektive”, ka thënë ai.

Paralajmërimi për sanksione, sipas tij, është në linjë me atë që emisari Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë së fundi. Escobar gjatë vizitës së tij në rajon kishte thënë se sanksionet kundër politikanëve janë një opsion realist.

Dhe jo vetëm sanksionet, ka mjete të tjera ekonomike që mund të zbatohen jo vetëm ndaj drejtuesve që kryejnë aktivitete anti-Dejton, por edhe ndaj atyre që i mbështesin, dhe ndaj kompanive që i ndihmojnë”, ka thënë Dragas.

/GazetaSinjali/