Dy zjarre të mëdha kanë shpërthyer sot në ishullin Korçula të Kroacisë, duke mobilizuar ekipet zjarrfikëse për vënien nën kontroll të flakëve.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se zjarret janë shkaktuar nga goditjet e rrufeve, raportojnë mediat kroate.
Flakët kanë përfshirë zonën mes Blatës dhe Smokvicës. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të paarritshëm, në operacion janë përfshirë edhe avionët zjarrfikës “Canadair”, të cilët po ndihmojnë nga ajri në shuarjen e zjarreve.
Ekipet zjarrfikëse vijojnë punën për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!