Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas i kanë sekuestruar 37-vjeçarit kosovar 15 mijë euro të cilat nuk i kishte deklaruar në pikën kufitare, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e bërë nga policia e shtetit tregohet se i dyshuarit me inicialet Sh.Th., po udhëtonte për në Dubai, ndërkaq paratë i janë gjetur të fshehura në çantë.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në dalje në PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin kosovar Sh. Th, 37 vjeç, i cili udhëtonte për në Dubai”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje tregohet se në lidhje me rastin kanë filluar procedurat penale ndaj të dyshuarit./Gazeta Sinjali/