image Ishte i kërkuar për lëndim trupor, Polica arreston ferizajasin në pikën kufitare

Siguri

Ishte i kërkuar për lëndim trupor, Polica arreston ferizajasin në pikën kufitare

news image

Një person me inicialet P.Sh është arrestuar nga Policia e Kosovës sot rreth orës 11:22, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se personi i arrestuar ka qenë në kërkim në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘Lëndim trupor’ me dënim burgimi prej shtatë (7) muajve.

I arrestuari është kapur në pikën kufitare dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj. Pas kompletimit të dokumentacionit i pandehuri është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

/GazetaSinjali/