Një 66-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Ksamil, teksa ishte duke punuar. Mësohet se rreth orës 12:00, K.C., ka qenë duke punuar tek ish-furra e bukës në Ksamil, duke prishur një mur.
Gjatë punës i ka rënë në kokë një tullë. Menjëherë persona që kanë qenë aty e kanë transportuar drejt urgjencës në Sarandë, por gjatë rrugës 66-vjeçari ka vdekur, shkruan abcnews.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.