image Kurti ngushëllon familjen Sopaj për humbjen tragjike të dy anëtarëve

Sociale

Kurti ngushëllon familjen Sopaj për humbjen tragjike të dy anëtarëve

news image

Dy anëtarët e familjes Sopaj humbën jetën, në një aksident trafiku i cili ndodhi dje në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Ndërsa sot, kryeministri Kurti, përmes një telegrami i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, duke bashkëndjerë me ta për humbjen tragjike.

Me trishtim e pikëllim të thellë e morëm lajmin për humbjen e jetëve të familjarëve tuaj. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje tuajën kaq të madhe.

Fëmijëve të lënduar u dëshiroj shërim të shpejtë dhe uroj që të tejkalojnë sa më lehtë pasojat e aksidentit. Republika e Kosovës bashkëndjen me familjen tuaj. Shpresoj të mund të gjeni forcën për të përballuar dhimbjen tuaj, që është dhimbje edhe e mbarë popullit. Me mendje e zemër jemi pranë jush, në këto ditë pikëllimi e zie”, thuhet në telegramin e kryeministrit Kurti. 

/GazetaSinjali/