image Ishte duke kaluar rrugën, vetura godet gruan në zebra në Prishtinë (FOTO)

Siguri

Ishte duke kaluar rrugën, vetura godet gruan në zebra në Prishtinë (FOTO)

news image

Po vazhdojnë shkeljet e rregullave në komunikacion, të cilat po rrezikojnë jetën e qytetarëve të vendit, të personave të tjerë në trafik, por edhe të vetë shoferëve që po i thyejnë ligjet.

Së fundmi, një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka bërë të ditur se një grua është aksidentuar në zebra nga një veturë, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Sinjalizuesi njoftoi se gruaja ishte duke kaluar rrugën kur papritmas u godit nga vetura.

Me të ndodhur ngjarja, ekipet emergjente kanë dalë në vendngjarje të cilat po ofrojnë ndihmën e nevojshme për gruan e aksidentuar.

/GazetaSinjali/