Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të persona të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Prizren, ku u kap një person i kërkuar nga Gjykata.
Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për Jeton Kastratin, 23-vjeçar, i cili po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
I dyshuari është ndaluar në orët e mëngjesit në rrugën “Besim Shala” në Prizren, ku pas kontrollit dhe verifikimit nga ana e Policisë, ka rezultuar se i njëjti ishte në listën e personave të kërkuar.
Ai ishte shpallur fajtor nga Gjykata me dënim prej 1 viti burgim për një rast të mëhershëm.