Këngëtari i mirënjohur gjakovar, Shkëlzen Jetishi-Xeni, bashkë me grupi e tij do të përformojë këtë të diel në disa lagje të qytetit të Gjakovës.
Banorët e vetëizoluar do të kenë mundësi që nga ballkonet e tyre të argëtohen duke dëgjuar muzikë të bukur shqiptare.
“Të nderuar, ju njoftojmë se këngëtari Shkelzen Jetishi – Xeni bashkë me grupin e tij, nesër do të organizojë një performancë artistike në disa lagje te qytetit të Gjakovës. Performanca fillon në orën 13:30 në rrugën ‘Bardhyl Çaushi’, për të vazhduar për mes rrugës ‘Nënë Tereza’, pastaj tek banesat kolektive në Bllokun e Ri rruga ‘Anton Çetta’ si dhe tek banesat në rrugën ‘Bujar Roka’.
Kujtojmë se Xeni kishte pasur kontakt me këngëtarin tjetër nga Gjakova, Muhamet Sejdiu i cili ishte prekur me koronavirus, por tani ky i fundit është shëruar. Për shkak të kontaktit që kishte me të, Xeni ishte obliguar që të karantinohej për dy javë, për mosrespektimin e kësaj mase ai madje ishte arrestuar nga policia./Gazeta Sinjali/