Një e mitur në Ferizaj ka raportuar në polici se ka pasur marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj, me të cilin ishte në lidhje dashurie për gati një vit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa rasti në polici është hapur si dhunim seksual.
Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/