image Ishin duke e pastruar, bien në pus dy persona në Mallakastër

Shqipëri

Ishin duke e pastruar, bien në pus dy persona në Mallakastër

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Lofkënd të Mallakastrës, teksa dy persona kanë rënë ne një pus uji.

Policia ka njoftuar se forcat zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen nga pusi të dy shtetasve: Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj.

Uniformat blu bëjnë me dije se dy shtetasit menjëherë janë dërguar në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, raportohet se dy personat janë gjallë, por nuk dihet ende si është gjendja e tyre shëndetësore.

Njoftimi i policisë:


Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.


Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerrjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali/