U përfolën për një lidhje të mundshmë që nga vera, u panë nën shoqërinë e njëri tjetrit dhe duken se janë të interesuar për njëri tjetrin, ata u panë së fundi në të njejtin hotel në Francë gjatë “Javës së Modës”
Një burim i afërt me supermodelen 27-vjeçare Gigin, ka thënë për E!News se modelja, e cila ka një vajzë 2-vjeçare me ish-partnerin Zayn Malik, është “mirënjohëse” që Leo 47-vjeç dhe fitues i çmimit Oscar, fluturoi jashtë shtetit për ta mbështetur atë ndërsa ajo mori pjesë në pistat e “Javës së Modës në Paris”.
“Gigi dhe Leo po argëtohen shumë tani”, tha burimi i brendshëm për E!News. “Ata janë përpjekur të qëndrojnë të qetë dhe privatë, dhe ajo ka shijuar kohën që kanë kaluar së bashku.”
Burimi gjithashtu shtoi se, “Gigi është mirënjohëse që erdhi në jetën e saj gjatë kësaj kohe dhe tha se ishte pikërisht ajo që i duhej. Leo është shumë i qetë dhe asaj i pëlqen që marrëdhënia e tyre është e rastësishme dhe e lehtë. Deri tani po shkon mirë.”
Një burim i dytë i afërt me Gigi gjithashtu tha se “asnjëri prej tyre nuk dëshiron një lidhje” për momentin. Pavarsisht raportimeve dhe spekulimeve të ndryshme, duket se dyshja po e shijojnë shoqërinë e njëri tjetrit.