image "Isha dëshmitar i skenave dramatike", diplomati italian rrëfen tmerrin që pa në Kabul

Botë

“Isha dëshmitar i skenave dramatike”, diplomati italian rrëfen tmerrin që pa në Kabul

news image

Një diplomat italian ka rrëfyer për aksionet e shpëtimit të qytetarëve afganë në Aeroportin e Kabulit.

Ai ka thënë se ka qenë dëshmitar i skenave dramatike, pasi talebanët morën pushtetin.

“Fatkeqësisht na është dashur të jemi dëshmitarë të skenave dramatike, por kemi arritur në kushte emergjence absolute të sjellim në shtëpi bashkatdhetarët tanë dhe disa nga kolegët tanë afganë”, tha Tommaso Claudi, për Agjencinë e lajmeve “Ansa”.

Të mërkurën është zhvilluar fluturimi i parë italian, i evakuimit të 86 personave. Ndërsa më vonë edhe dy avionë të tjerë evakuuan 200 persona nga Kabuli.

Ky diplomat që ka mbetur në Kabul për të menaxhuar operacionet e kthimit në vend tha se: “Në Afganistan ne jemi dëshmitarë të një tragjedie të madhe humanitare dhe ne të gjithë po bëjmë çmos”.

Ministri italian i Mbrojtjes ka falënderuar më shumë se 1500 ushtarë italianë që po kryejnë një punë të jashtëzakonshme për të siguruar transportin e bashkëpunëtorëve afganë dhe familjeve të tyre.

/GazetaSinjali/