image Ish-ylli i Italisë: Messi më i mirë se Maradona

Futboll

Futboll/ Ish-ylli i Italisë: Messi më i mirë se Maradona

news image

Lionel Messi është më i mirë se Diego Maradona si 10-shi më i mirë argjentinas, sipas ish-yllit të Italisë, Antonio Cassano.

Konsistenca e Messit për një periudhë kaq të gjatë e ka bërë atë lojtarin më të mirë që Argjentina ka prodhuar sipas Cassano, i cili u ka bërë thirrje tifozëve të Maradona që të pranojnë që lojtari i Barcelonës meriton të njihet si më i miri.

Cassano e ndihmoi Real Madridin në titullin e La Ligës 2006/07 duke mposhtur rivalitetin e Barçës dhe Messit, por ai sukses në Spanjë nuk e ka ndryshuar mendimin e tij për sulmuesin.

“Maradona bëri diçka që nuk ishte parë kurrë më parë për katër ose pesë vjet, por Messi ka bërë të njëjtat gjëra për 15 vjet”, tha ai në një intervistë për Corriere dello Sport.

“Ai realizuar 710 gola dhe 300 asistime. Kur ai luan ju filloni me epërsinë 1-0”.

“‘Maradonasit’ duhet ta pranojnë atë: ka dikush që është më i mirë”.