Elaine Berkowitz, ish-ushtarja amerikane në Kosovë ka dhuruar donacion prej 5 mijë dollarësh për Universitetin e Prishtinës, transmeton Gazeta Sinjali.
Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Suzana Manxhuka-Kërliu tha se ky donacion nga Berkowitz meriton një vlerësim të lartë, ku donacioni i tillë mund të shfrytëzohet për blerjen e disa zmadhuesve bikularë për studentët e stomatologjisë.
“Në emër të fakultetit të mjekësisë, degës së stomatologjisë doja të falënderoja Berkowitz për këtë donacion, i cili kontribut ka një vlerë të rëndësishme, me te cilën do të blihen disa zmadhuese bikularë, për nevoja të studentëve. Kontributi i saj meriton një vlerësim të lartë”, ka thënë ajo. /GazetaSinjali/