image Ish-ushtari tregon detaje për luftën në Afganistan - Sinjali

Siguri/ Ish-ushtari tregon detaje për luftën në Afganistan

news image

Një ish-ushtari dronësh luftarakë të ushtrisë amerikane tha së fundi në një intervistë se ushtria është më keq se nazistët, pasi eprorët e nxisnin të vriste duke i thënë se “është vetëm një qen” kur qëllonte ndaj njerëzve në Afganistan.

Ish-ushtari i kthyer në denoncues rreshter Brandon Bryant, detajonte tmerrin e detyrës së tij në një intervistë me Daily Mail duke vendosur se kush vdiste e kush jetonte nga ata që ishin në tokë, teksa vetë gjendej në rehatinë e bazave amerikane në Nevada, New Mexico, ose Irak.

Bryant përshkruan sesi ka komanduar për disa vjet dronët luftarakë Predator duke kontrolluar sistemet e shumtë me kamera të zjarrit, por jo të pilotimit, që kryhej nga një koleg bashkë-pilot.

Bryant thotë se bëri vrasjen e tij të parë në ushtri në 2007 ndërsa deri në vitin 2011 skuadroni i tij i dronëve ka goditur 1,626 objektiva duke përfshirë duke përfshirë gra e fëmijë.

Bryant thotë se e dinte që nuk mund të vazhdonte punën e tij dhe u largua nga ushtria për të folur mbi tmerret e luftës dhe veçanërisht ndaj programit të dronëve luftarakë. Ai vuan nga stresi post-traumatik dhe vizione të pamjeve që shihte në ekran duke goditur me raketa njerëz në anën tjetër të botës. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: