image Ish Topi i Artë: Nuk u befasova nga rënia e Juventusit pas largimit të Ronaldos - Sinjali

Ish Topi i Artë: Nuk u befasova nga rënia e Juventusit pas largimit të Ronaldos

news image

Fabio Cannavaro ndau pikëpamjen e tij për sezonin aktual të Serie A, duke thënë se ai priste rënien e Juventusit pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Ata kanë fituar dhjetë nga 19 ndeshjet e tyre në Serie A këtë sezon dhe kanë rekordin më të keq të sulmit në dekadën e fundit, me vetëm 27 gola të shënuar.

“Nuk u befasova nga rënia e tyre, mendoj se ishte e pashmangshme”, tha 48-vjeçari për gazetën Il Corriere dello Sport.

“Mos harroni se ata humbën trajnerin-shpëtimtar, Cristiano Ronaldo. Me të, ata filluan çdo ndeshje me rezultat 1-0″.

/Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin