image Ish-presidenti Ibrahim Rugova kujtohet në datëlindjen e tij

Përkujtim/ Ish-presidenti Ibrahim Rugova kujtohet në datëlindjen e tij

news image

Sot është ditëlindja 75-të e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Për të nderuar veprimtarinë e tij, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, do të vendosë sot kurora me lule te shtatorja e  ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit Rugova, anëtarë të Kryesisë së LDK-së do të bëjnë sot homazhe te varri i tij dhe do të vizitojnë familjen Rugova.

Ish-presidenti Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006./Gazeta Sinjali/