Këngëtarja 34-vjeçare dhe ish-partnerja e Elon Musk, shprehu publikisht përbuzjen e saj për avatarin e ri të “Metaverse” në Facebook që Zuckerberg postoi.
Grimes, përmes një postimi të fundit në Twitter e quan atë “krejt të papërshtatshëm” për të drejtuar “Metaverse”.
“Nëse Zack po ‘mbikëqyr Metaverse’, atëherë ai ka vdekur dhe njerëzit që kujdesen për artin dhe kulturën, le të ndërtojnë diçka tjetër. Gjithashtu, ky është art i keq”, ka shkruar ajo.
“Cilësia e këtij imazhi flet vetë se sa e pamjaftueshme është të krijosh një realitet alternativ. Fjalë për fjalë edhe lojërat indie duken më mirë”, shtoi ajo.
Javën e kaluar, Mark Zuckerberg postoi një imazh të avatarit të tij “Metaverse” në llogarinë e tij në Instagram, por përgjigja e publikut nuk ishte ajo që ai priste. Për këtë arsye, pak ditë më vonë ai postoi një version tjetër të saj.
“E di që fotografia që postova në fillim të kësaj jave ishte mjaft mesatare. Është marrë shumë shpejt. Grafikat në Horizon janë të afta për shumë më tepër dhe po përmirësohen kaq shpejt”, shkroi ai në Instagram.