image "Kryeministër...", kështu i referohet Haradinajt ish-ministri Shatri

Politikë

“Kryeministër…”, kështu i referohet Haradinajt ish-ministri Shatri

news image

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj doli sot në një konferencë për media së bashku me ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri.

Zyrtarët e AAK-së kërkuan me këmbëngulje që të rishikohet urgjentisht buxheti i këtij viti.

Gjatë fjalimit të tij, Shatri bëri një shkarje duke e quajtur “kryeministër” Ramush Haradinajn.

“Janë shifra joreale që e krijojnë një bazë shumë reale për kërkesën tonë që të bëhet një rishqyrtim sa më shpejt i buxhetit, e jo të pritet ajo koha tradicionale – siç e tha edhe kryeministri Haradinaj – por të bëhet menjëherë sepse ka nevojë të adaprohen shifrat në buxhetin zyrtar me kërkesat aktuale”, tha Shatri.

/GazetaSinjali/