image Ish-ministri i Financave: Qeveria Hoti po e shpien Kosovën drejt një dështimi

Politikë

Ish-ministri i Financave: Qeveria Hoti po e shpien Kosovën drejt një dështimi

news image

Ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi ka shkruar se Qeveria Hoti po shkatërron progresin e arritur nga Qeveria Kurti në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Tutje, Bislimi ka numëruar sukseset e qeverisë së drejtuar nga Qeveria Kurti, e që sipas tij tani po e shkatërron Qeveria Hoti dhe se po e shpien Kosovën drejt dështimit nga një storie suksesi.

‘Fatkeqësisht i gjithë ky progres u shkatërrua për më pak se një muaj keqqeverisje koti. Shifrat shëndetësore kaluan nga njëri ekstrem në tjetrin; pagesat e pakos emergjente fiskale u stopuan për mungesë dije dhe vullneti; ardhja e diasporës u vështirësua dukshëm (deri në pamundësim të plotë) vendimet për ndërprerje të keqqeverisjes nëpër ndërmarrje publike dhe misione diplomatike u anuluan; mbulimi i “kartonit të gjelbër” nuk u përmbush; dhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare nuk po mund kalojnë në parlament. Me aq lehtësi dhe me aq shpejtësi Kosova rrëshqiti nga një storie suksesi në shembullin e dështimit më flagrant të mundshëm të qeverisjes. Të vetmit që duket se po ndahen të kënaqur me këto zhvillime janë politikanët e kastës së korruptuar që e kanë sjellur vendin në këtë situatë, pseudoanalistët politikë si dhe përfaqësuesit e odave ekonomik të cilët nga sulmi frontal kundër qeverisë Kurti (përkundër sukseseve të dëshmuara) kanë kaluar në heshtje frontale përballë qeverisjes Koti (mbase falë dështimeve kolosale të saj)”, ka shkruar Bislimi. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/besnik.bislimi/posts/10164085288370475