image Ish-ministri i AKR-së e mbështet propozimin e Qeverisë Hoti për privatizimin e pjesshëm të Telekomit

Kosovë

Ish-ministri i AKR-së e mbështet propozimin e Qeverisë Hoti për privatizimin e pjesshëm të Telekomit

news image

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Valdrin Lluka e ka përshëndetur propozimin e Qeverisë Hoti për privatizimin e pjesshëm të Telekomit, shkruan Gazeta Sinjali,

Sipas Llukës, privatizimi i pjesshëm i Telekomit siguron stabilitetin e ndërmarrjes, punëtorët dhe avancimin e sektorëve të telekomunikacionit në Kosovë.

Ky proces, Lluka i thotë se ka nisur qysh në kohën kur ai ishte ministër dhe thotë se është mbështetur financiarisht dhe me ekspertizë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Privatizimi i pjesshëm i Telekomit siguron stabilitet për ndërmarrjen, punëtorët dhe avancim për sektorin e telekomunikacionit në Kosovë, sektor ky i ndërlidhur ngusht me suksesin e industrisë së informacionit dhe teknologjisë. Në kohën sa isha në Ministri të Zhvillimit Ekonomik, ne kemi filluar një procedurë të tillë, për çka kemi pranuar edhe ndihmë financiare dhe ekspertizë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndihmë kjo që është e gatshme për qeverinë aktuale që të shfrytëzojë”, ka shkruar ish-ministri në Facebook.

Lluka po ashtu ka shprehur gatishmëri që prëvojën e tij në këët ministri t’ia ofrojë qeverisë aktuale, në mënyrë vullnetare dhe “pro-bono”./Gazeta Sinjali/