image Ish-ministri Bajram Hasani për 16 muaj shpenzoi mbi 42 mijë euro nga buxheti i Kosovës

Kosovë

Ekonomi/ Ish-ministri Bajram Hasani për 16 muaj shpenzoi mbi 42 mijë euro nga buxheti i Kosovës

news image

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, për një vit e katër muaj i ka shpenzuar buxhetit të Kosovës fiks 42 mijë e 180 euro.

Gazeta Sinjali ka kërkuar qasje në dokumente zyrtare dhe sipas këtyre të dhënave rezulton se Bajram Hasani, gjatë kohës sa ishte ministër nga radhët e Nismës, kishte marrë pagë vjetore prej 22 mijë e 582 euro.

Gjatë mandatit të tij qeverisës, ish-ministri Hasani për kishte shpenzuar 6, 918 euro për udhëtime zyrtare.

Prej tyre, 454 euro janë shpenzuar për akomodim në hotele, 1, 848 për ushqim gjatë udhëtimeve zyrtare, 4,258 euro për bileta dhe 300 euro nuk është definuar për çfarë janë shpenzuar, kurse 60 euro për shërbime të tjera.

Pëveç kësaj shume, vetëm pagesa me kartelë gjatë udhëtimeve jashtë vendit, Hasani ka shpenzuar 3,572 euro.

Ish-ministri për reprezentacion të MTI-së dhe darka kishe shpenzuar mbi 7 mijë euro. Shuma e paraparë që të shpenzohej për ta prezantuar ministrinë ishte  500 euro, në shumicën e rasteve ministri nga ky buxhet kishte kursyer vetëm nga 10 centë.

Për mbushje telefoni, Hasani kishe shpenzuar afro 2,100 euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Ish- ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani u shkarkua nga kjo pozitë nga partia “Nisma” në qeverinë Haradinaj, pastaj i njëjti është bërë pjesë e Aleancë për Ardhërminë e Kosovës. /Gazeta Sinjali/