image Ish mesfushori i Real Madridit dhe Juventusit pensionohet

Futboll

Ish mesfushori i Real Madridit dhe Juventusit pensionohet

news image

Një nga futbollistët më të mirë të Kombëtares së Gjermanisë në dekadën e fundit, Sami Khedira ka dhënë lajmin e largimit përfundimisht nga futbolli aktiv, përcjell Sinjali Sport.

Gjatë një konference për media, ish-futbollisti i Real Madrid dhe Juventusit njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli.

34-vjeçari së fundi ishte pjesë e klubit gjerman, Hertha e Berlinit.

Gjatë karrierës, Khedira ka luajtur për klube si: Stuttgart, Real Madrid dhe Juventus.

Ai fitoi: Bundesligan me Stuttgartin (2006), La Ligan me Real Madridin (2012), Ligën e Kampionëve me Real Madridin (2014), Kupën e Botës me Gjermaninë (2014) dhe pesë tituj të Serie A me Juventusin (2015, 2016, 2017, 2018, 2019).

/Gazeta Sinjali Sporti/