image Ish-luftëtari i UÇK-së që u vra e u dogj varroset nesër në Gllogjan

Kosovë

Njoftim/ Ish-luftëtari i UÇK-së që u vra e u dogj varroset nesër në Gllogjan

news image

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, i cili u gjetë i vrarë dhe i djegur në veturën e tij, disa metra larg shtëpisë së tij, në fshatin Zahaq të Pejës, do të varroset nesër.

Siç njofton Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Dukagjin, varrimi i Kelmendit do të bëhet në orën 15:00 në kompleksin memorial në Gllogjan.

Por, para ceremonisë së varrimit, nga ora 13:00 deri në orën 14:00 do të bëhen homazhe në qenëdr të qytetit të Pejës, në sheshin Shkelzen Haradinaj./Gazeta Sinjali/