Ka vazhduar gjykimi në Gjykatën Themelore të Ferizajt ndaj ish-kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, i akuzuar për korrupsion.
Por ai është mbrojtur në heshtje duke shfrytëzuar të drejtën ligjore.
“Unë qëndroj pranë deklaratave të mia të dhëna në polici dhe në prokurori, ndërsa sot në këtë shqyrtim gjyqësor pas konsultimeve me avokaten tim, do të mbrohem në heshtje”, theksoi Zharku para Trupit Gjykues të udhëhequr nga gjyqtari Ibrahim Idrizi.
Më tej ai kërkoi nga prokurori Rasim Maloku , të deklarohet për të dhënat penale për të akuzuarin.
Derisa prokurori ka theksuar se kundër Zharku, është evidentuar një aktgjykim i EULEX-it, i formës së prerë, ku i njëjti është shpallur fajtor.
Më tej Maloku tha se fjalën përfundimtare nuk e ka të gatshme ta paraqesë në këtë shqyrtim dhe se të njëjtën theksoi se do ta paraqes as brenda kësaj jave, për shkak të angazhimeve të tij rreth rastit “Brezovica”.
KTGJ-ja vendosi që seanca tjetër të mbahet më 12 janar 2023.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.