image Xhabir Zharku po mbanë grevë urie në qendrën e paraburgimit

Kosovë

Siguri/ Xhabir Zharku po mbanë grevë urie në qendrën e paraburgimit

news image

Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku është duke mbajtur grevë urie në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Gazeta Sinjali merr vesh se Zharku po mbanë grevë urisë në shenjë proteste për trajtimin që po i bëhet në ushqyerje.

Familjarët e tij para dy ditësh kanë deklaruar se janë të shqetësuar për shëndetin e Zharkut, pasi sipas tyre, në qendrën e paraburgimit në Prishtinë kushtet janë të këqija si dhe i njëjti vuan nga diabeti.

Për kushtet e këqija, Zharku i ishte ankuar familjes edhe në prill.

“Ne si familjarë kërkojmë nga institucionet shtetërore marrjen e masave adekuate konform ligjeve në fuqi për ruajtjen jetës dhe shëndetit të familjarit ton, ose në të kundërtën përgjegjësia do të mbetet në personat dhe institucionet kompetente”, kishin deklaruar familjarët e Zharkut.

“Ne si familjarë të z. Xhabir Zharku, jemi shumë të shqetësuar për shëndetin e bashkëshortit, babit ton, pasi ai është detyruar të futet në grevë urie si rezultat kushteve tejet të këqija në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. Xhabiri vuan nga problemet sheqerin si dhe ka ankesa për dhembje të gjymtyrëve trupi si rezultat i vuajtjeve nga lufta. Ne si familjarë kërkojmë nga institucionet shtetërore marrjen e masave adekuate konform ligjeve në fuqi për ruajtjen jetës dhe shëndetit të familjarit ton, ose në të kundërtën përgjegjësia do të mbetet në personat dhe institucionet kompetente. Vlen të përmendet fakti se ky keqtrajtim që po i bohet Xhabirit është vazhdimësi e mbajtës padrejtësisht në paraburgim të tij, e cila është duke u bërë nga struktura të sigurisë që janë të ndikuara në mënyrë të drejtpërdrejt nga shërbimet sekrete Ruso-Serbe”, thuhej në reagimin e Valbona dhe Mërgim Zharkut.

Zharku po mbahet në paraburgim nga dhjetori i vitit të kaluar me dyshimin se ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të detyrës sa ishte kryetar i Kaçanikut. /Gazeta Sinjali/