Ish- kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka shkruar lidhur me përfshirjen e SHBA-së në marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.
Bildt, shkruan se Slobodan Millosheviq, do të kishte dëshiruar planin e presidentit Donald Trump që ka për Kosovën dhe Serbinë. Sipas ish- kryeministrit suedes Bildt, marrëveshjet e mbështetura nga Trump, i mundësojnë Serbisë që të ketë kontrollë të plotë në Kosovë.
“Jam krejt i sigurt se Millosheviqi njëherë e një kohë do ta kishte pëlqyer shumë zgjidhjen e Trumpit për Kosovën. Forcat e sigurisë së Serbisë janë në kontrollë të plotë të kufijve, hapësirës ajrore , hapësirës digjitale e tregtisë. Nuk u lejohet asnjë armë e rëndë. Dhe – natyrisht – disa të drejta të kufizuara për kosovarët”, ka shkruar në Twitter Bildt, i cili njëherësh është edhe përfaqësues i Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavinë.
Kujtojmë se Kosova dhe Serbia kanë arritur së fundmi dy marrëveshje, atë të linjes ajrore Prishtinë-Beograd dhe të hekurudhave./-Gazeta Sinjali/