image Ish-kryeinspektori i AKI-së tregon pse s’u arrestua personi që planifikoi ta vriste Albin Kurtin

Siguri

Ish-kryeinspektori i AKI-së tregon pse s’u arrestua personi që planifikoi ta vriste Albin Kurtin

news image

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkelzen Sopjani, ka thënë se informata për një plan për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti, ka mbetur “në nivel të informatës”.

“Ka qenë një informatë e inteligjencës. Vlerësimi ose analiza e informatës nuk e kam të qartë se deri në cilin nivel ka shku, se sa është bërë verifikimi i informatës. Mirëpo ajo prapë nëse e këqyrim në aspektin profesional, ka mbete në nivel të informatës me vetë faktin se nuk ka pasur veprime”, tha Sopjani.

Personi që dyshohet se kishte planifikuar ta vriste Kurtin është i lirë dhe Sopjani tregon se çfarë do të duhej të kishte ndodhur që ai të arrestohej.

“Kjo na jep me kuptu që nuk ka pasë veprime konkrete, që janë ndërmarrë për t’u bërë ai sulm”, tha Sopjani.

“Po të kishte veprime konkrete, atëherë veç fillojnë të plotësohen elementet e një vepre të mundshme penale. Meqenëse nuk kanë mundur t’i dëshmojnë veprimet konkrete që kishin me e mbërri atë bazën kur fillojnë organet e rendit me hy në funksion, kjo i bjen që kjo informatë ka mbete në nivelin e inteligjencës”, tha ish-kryeinspektori i AKI-së në T7.

Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë kishte zbuluar një plan për ta vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas i Shqipërisë. Të paktën kështu rezulton në një dokument i bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga e-maili i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në Shqipëri në vitin 2021, Gledis Nano.

/GazetaSinjali/