Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar ish-komandantin e UÇK-së në Gjakovë, Avdyl Myshkolajn, si i dyshuar se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.
Sinjali merr vesh se Mushkolaj u ndalua nga Policia në një pikë kontrolli në Gjakovë, derisa i njëjti nuk kishte respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë për vendosje të maskës mbrojtëse kundër COVID-19.
Gjatë shqiptimit të tiketës, Mushkolaj dyshohet se ka dalë nga vetura dhe ka tentuar ta godas zyrtarin policor, shkruan Sinjali.
I njëjti është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.