Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, është marrë me aderimin e Shpejtim Bulliqit në Lëvizjen Vetëvendosje. Ish-kolegun partiak po e quan parashutist.
Largimin e Bulliqit nga Lidhja Demokratike e Kosovës e quan fat.
Postimi i plotë i tij:
Parashutisti Shpejtim Bulliqi!
Në një postim timin të 17 gushtit 2016, në mes tjerash, kisha konkluduar se ishte “mëse e sigurt se e ardhmja do të tregoj se kush ja ka prerë teshat Shpejtim Bulliqit”! Dhe për besë po del të kisha qenë njëfarë Nostradamusi (parashikues i së ardhmes). Pasi që mori shpërblimin nga “rrobaqepësi” i tij i parë (AAK), Bulliqit del t’i është dashur të ndërroi “rrobaqepës” (LVV) për të marrë shpërblimin e tij të radhës. Megjithatë, pos disa piknikëve në bjeshkët e Rugovës, Bulliqi dhe patronët e tij që morën pushtet nuk arritën të ndërrojnë bash asgjë; kufiri mbeti aty ku ishte, ndërsa qytetarët e pafajshëm mbetën pa liberalizim vizash! Është fat në këtë fatkeqësi që ai tanimë nuk është në radhët tona, edhe pse u largua vetëm atëherë kur kishte konkluduar se LDK-në nuk do të mundë ta dëmtonte më!