image Ish-këshilltari i Hotit kërcënohet e shahet në Facebook vetëm pse e kritikoi kryeministrin Kurti

Politikë

Ish-këshilltari i Hotit kërcënohet e shahet në Facebook vetëm pse e kritikoi kryeministrin Kurti

news image

Visar Berisha, i cili shërbeu si këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, ka njoftuar se është kërcënuar, sharë e fyer, vetëm pse e kishte kritikuar kryeministrin aktual, Albin Kurtin, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka bërë të ditur se rastin e ka denoncuar në Polici, pasi që një person me profil fallco në Facebook, e ka kërcënuar që do t’ia mbyll llogarinë në këtë rrjet social, nëse vazhdon të shkruajë kritika ndaj kryeministrit Kurti.

Personi që fshihet prapa profilit të rremë me emrin “Dardani Ferizaj”, e ka sharë dhe ofenduar Berishën në hapësirën e komenteve në statusin e mposhtëm.

“Ta q*** nanën detyrat e tij. T’q*** poqavrën e nanës. B*** jote kishe po tham dishka. Kush k*** je ti me fol për kryeministrin që e kena zgjedh 70% e popullit. Mshele fb edhe mos t’shoh ma t’u shkru”, ka shkruar ai.

Dhe pasi që Berisha e ka paralajmëruar që do ta raportojë në Polici, ai ka vazhduar, duke i thënë që rastin ta lajmërojë “në Serbi e në PDK”.

“Mos shkruj ma, o serb. Mshele fb ose ta msheli unë”, ka përfunduar ai.

“Kryeministër, legjitimiteti vjen nga e vërteta, jo nga shuma e votave. Mos u fsheh pas Kuvendit. Lidhi me 13sh edhe grahi detyrave që t’i ka dhanë populli, e lej njerëzit rahat”, ishte postimi i Berishës, për të cilin pranoi kërcënime e ofendime./GazetaSinjali/