image Ish-kapiteni legjendar i Arsenalit i del në mbrojtje Xhakës: Meriton respekt

Futboll

Mbështetja/ Ish-kapiteni legjendar i Arsenalit i del në mbrojtje Xhakës: Meriton respekt

news image

Ish-kapiteni legjendar i Arsenalit, tani trjaner i Nice në Francë, Patrick Vieira, e ka prekur çështjen më të nxehtë në klubin londinez, atë të Granit Xhakës.

Në një intervistë për Sky Sports UK, Vieira ka thënë se Xhaka meriton respekt, pavarësisht zënkës me tifozët, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ndihem keq për të sepse po kalon një moment shumë të vështirë te Arsenali. Mendoj se duhet të kujtojmë gjithçka çfarë ka bërë ai këto vite. Meriton respekt”, ka thënë Vieira.

Ai ka kritikuar ish-lojtarët e tjerë të Arsenalit që e kanë sulmuar Xhakën.

“E shikoj të pavend që shumë ish-lojtarë janë turrur kundër tij duke thënë gjëra të këqija. Është e lehtë ta bësh diçka të tillë në këto kushte. Ai ka karakter të fortë dhe do jetë në gjendje që të ringrihet sepse është një lojtar shumë i mirë dhe do ta tregojë këtë gjë”, ka thënë Vieira.

Pavarësisht mbështetjes nga ish-futbollisti legjendar francez, Xhaka me shumë mundësi do të largohet nga Arsenali. /Gazeta Sinjali/