image Ish-kandidati për deputet nga Nisma kthehet në paraburgim për shkak të kërcënimit ndaj Albin Kurtit

Kosovë

Apeli/ Ish-kandidati për deputet nga Nisma kthehet në paraburgim për shkak të kërcënimit ndaj Albin Kurtit

news image

Anëtari i NISMA-s së, Haxhi Hoti do të kthehet sërish në paraburgim për kërcënimin publik që bëri kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Gjykata e Apelit ka vendosur që ish kandidati për deputet nga Nisma të kthehet në paraburgim, pas kërkesës së Prokurorisë së Shtetit. Javën e kaluar Gjykata Themelore e Prishtinës kishte liruar Hotin, por ai tash do të duhet të kthehet përsëri.

Arbër Jashari, zëdhënës i Gjykatës së Apelit ka konfirmuar lajmin.

“Është aprovuar ankesa e prokurorisë, pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Njeherit, të pandehurit që po i referoheni, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, duke u llogaritur nga dita e arrestimit”, pohoi Jashari.

Hoti ishte arrestuar në fund të dhjetorit pasi kishte kërcënuar me vdekje Albin Kurti.

 “Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik”, kishte shkruar Hoti./Gazeta Sinjali/