image Ish-i dashuri tallet me Bora Zemanin pas ndarjes

Bota e Yjeve

Ish-i dashuri tallet me Bora Zemanin pas ndarjes

news image

Ndonëse i kanë dhunë fund lidhjes së tyre, dyshja Bora Zemani dhe Donald Veshaj po vazhdojnë thumbat ndaj njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Ditë më parë ishte Bora ajo e cila postoi fotografi nga Stambolli me mbishkrimin “Ajo nuk po kërkonte një kalorës, ajo ishte në kërkim të një shpate”, në gjuhën angleze.

Ky postim i Borës u cilësua nga ndjekësit e saj si një thumb për ish-të dashurin, Donaldin.

Andaj, nuk vonoi shumë dhe erdhi reagimi i këtij të fundit, i cili u tall me ish-partneren e tij, që shkroi në gjuhën angleze.

“Kërkohet një vend pune për një person që gjen quotesa (thënje) në anglisht”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë së fund që postoi në Instagram./Gazeta Sinjali/