Gazeta Sinjali raportoi sot se dy punëtore shëndetësore në Prizren janë kërcënuar me jetë nga një person, i cili më pas u arrestua. Lidhur me këtë rast, Sinjali ka mësuar detaje të reja.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se mjekja dhe psikologia që u kërcënuan me jetë janë punëtore shëndetësore në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Si ndodhi ngjarja dhe kush është personi i arrestuar?
Sipas burimeve të Sinjalit, personi që i kërcënoi dy punëtoret shëndetësore është një ish i burgosur i kësaj qendre.
Edhe pse doli nga burgu, i njëjti përfundoi sërish në mbajtje.
Ai ka kërcënuar me jetë dy punëtoret me arsyen se të njëjtat kanë përhapur gjoja fjalë për sëmundjen e tij. Kjo pasi që derisa ishte i burgosur ai ishte trajtuar nga mjekja dhe psikologia.
Për këtë arsye, burimet e Sinjalit njoftuan se i burgosuri i ka kërcënuar dy punëtoret shëndetësore me fjalët “do t’i takoj dhe do t’i vras”.
Rasti në Polici është hapur si “kanosje ndaj personit zyrtar”.