image Ish-gjyqtari i UEFA-s: Goli i Andan Januzajt kundër Real Madridit ishte i rregullt

Futboll

Ish-gjyqtari i UEFA-s: Goli i Andan Januzajt kundër Real Madridit ishte i rregullt

news image

Adnan Januzajt mbrëmë iu anulua një gol fantastik kundër Real Madridit. Mundësia që bashkëlojtari i Januzajt, Mikel Merino ka mundur t’ia bllokojë pamjen portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois, ka bërë që gjyqtari i ndeshjes, Xavier Estrada, pas konsultimit të gjatë me VAR-in, t’ia anulojë Januzajt këtë gol.

Kjo ka shkaktuar jo vetëm nervozizëm te tifozët e Sociedadit, por ka ngjallur diskutime edhe në rrafsh më të lartë.

Ish-gjyqtari i UEFA-s tash analist, Iturralde Gonzalez, ka pohuar se goli i Januzajt ishte i rregullt, duke qenë se, si pas tij, shkalla e pengesës së lojtarit me portierin vlerësohet nga largësia në mes tij dhe portierit, dhe nëse futbollisti lëviz për t’ia bllokuar pamjen portierit apo shmanget nga rruga e lëvizjes së topit.

“Pengesa në një rast si ky është më shumë çështje subjektive sesa faktike dhe personalisht mendoj se nuk është dashur të jepet pozitë jashtë loje, sidomos kur kihet parasysh se lojtari është jashtë gjashtëmetrshit dhe së paku 5.5 metra larg portierit”, ka deklaruar ish-gjyqtari.

Ndeshja përfundoi 1:2 në favor të kryeqytetasve, duke bërë që goli i Januzajt të diskutohet edhe më shumë, për faktin se mund të kishte qenë vendimtar për rrjedhën e ndeshjes. /Gazeta Sinjali

https://youtu.be/Ghegb1T1BTE