image Ish futbollisti i Arsenalit sulmon keq Xhakën dhe Emeryn

Futboll

Sport/ Ish futbollisti i Arsenalit sulmon keq Xhakën dhe Emeryn

news image

Paul Merson, ish-lojtar i Arsenal, ka bërë një ndërhyrje pa top ndaj Unai Emery. Ka thënë se edhe pse Emery drejton Arsenalin më shumë se një vit nuk e ka idenë se cila është skuadra e tij më e mirë.

“Nuk ka as idenë më të vogël të asaj që po bën. Ajo që më befason me shumë janë deklaratat e fundit që ka bërë. Drejton ekipin prej një viti e gjysmë dhe nuk e di se cila mund të jetë skuadra më e mirë”, ka thënë Merson për The Sun.

Më tutje ka thwnw se kapiten nuk duhet të jetw Xhaka, por David Luiz apo Aubameyang.

“Skuadrat e forta janë ato që luajnë pothuajse me të njëjtin formacion çdo javë. Ndërsa, tek Arsenal-i nuk dihet kurrë se kush do të zbresë në fushë. Kapiteni nuk duhet të jetë Xhaka, por David Luiz. Ka fituar shumë dhe është një pikë referimi për mbrojtjen. Ose shirit mund t’i jepet Aubameyang-ut. Këta dy lojtarë duhet të jenë çdo javë në fushë, pavarësisht nga kundërshtari”.

“Me pak fjalë, tifozët e Arsenalit duhet të dorëzohen, skuadra e tyre nuk mund të luftojë për titullin dhe as për një vend në podium. Arsenal ka rregulluar diçka, por nuk mund të mendojë se do të përmbysë gjithmonë ndeshjet. Mendoj se objektivi maksimal është vendi i katërt. Për të tretin shikoj Tottenham-in më të favorizuar”, ka deklaruar ai.