Ish-drejtori sportiv i skuadrës turke së Kasipasa, Nursal Bilgin ka vdekur pas një sulmi në zemër gjatë një ndeshjeje të sotme, transmeton Gazeta Sinjali.
Bilgin u dërgua sot në spital me dyshimin që kishte pësuar një sulm në zemër dhe sipas raportimeve të fundit nga mediat turke, Bilgin ka vdekur.
Raportohet se Bilgin kishte shkuar për ta shikuar ndeshjen mes Kasımpaşa-Denizlispor, mirëpo gjatë pjesës së dytë ai pësoi sulm në zemër, ku i është bërë menjëherë ndërhyrje kirurgjikale.
Në këtë ndeshje luajti edhe futbollisti kosovar, Florent Hadergjonaj./Gazeta Sinjali/