Ish-drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, i cili u shkarkua dje nga Bordi, tha se do të ankohet te Inspektorati i Punës dhe se anëtarët e Bordit do t’i padis për etiketimin që i është bërë.
”Shkarkimi nuk nënkupton dëmtim të personalitetit por mënyra e shkarkimit. Do të bëjë ankesë në Inspektoratin e Punës, në gjyqësi, njerëzit që etiketojnë të tjerët do t’i padis sepse nuk ka të drejtë askush të etikojë pa bazë. Raporti është krejtësisht joprofesional”, tha Sejdiu
Sejdiu ka thënë se vendimin e djeshëm e sheh politik, dhe për këtë arsye ai ka paralajmëruar padi ndaj atyre që e kanë etikuar në të gjeturat e auditorit.
”Nuk është e ndershme nga bordi që të etiketojë njerëz që kanë punuar në maksimum. Është obligim që nderin që e kam arritur me punë të ndershme nuk ka të drejtë askush ta njollos”, u shpreh ai.
”Së pari për të folur për rezultate duhet të flas pikërisht për këtë vendim të bordit. Ai është vendim politik. Arsyetimet e dhëna asnjëra nuk është e bazuar. Asnjëra pikë nuk lidhet me menaxhimin tim”.
”Nuk do të ndërmerrja asgjë përveçse nëse do tmë kërkohej që unë të heqja dorë do të jepja përgjegjësi. Pozitën që nga fillimi me punë 24 orëshe e kam marrë për hir që të jap kontribut për pacientët dhe qytetarët e Kosovës”./ Gazeta Sinjali/