image Ish-diplomati serb: Nuk do të ketë përparim në Ohër, vetëm presion shtesë ndaj Serbisë

Politikë

Ish-diplomati serb: Nuk do të ketë përparim në Ohër, vetëm presion shtesë ndaj Serbisë

news image

“Nga takimi i ardhshëm i presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Ohër, me ndërmjetësimin e BE-së, nuk duhet pritur asnjë rezultat të prekshëm”, ka deklaruar ish-diplomati serb Zoran Milivojeviq, për portalin serb “Kosovo-online”.

“Nuk duhet të kemi asnjë pritshmëri për dy arsye, e para është që Serbia nuk do të heqë dorë nga “qëllimet dhe interesat e saj kombëtare dhe shtetërore” dhe se “nuk ka bisedime pa Asociacionin”, por jo si temë për diskutim, por si zbatim i plotë. Së dyti, sepse në anën tjetër, dhe anën tjetër unë i shoh ndërmjetësuesit dhe Kosovën si palë e njëjtë, sepse ata kanë të njëjtin qëllim, nuk shoh se do të heqin dorë nga qëllimet dhe interesat e tyre. Kur është fjala për Kurtin dhe palën kosovare, për ta biseda është vetëm për njohje, e kur është fjala për BE-në, biseda për planin evropian që shkon drejt njohjes”, ankohet Millivojeviq.

Prandaj, thotë se nuk pret që samiti në Ohër, i paralajmëruar për fundjavë, të rezultojë me ndonjë përparim të rëndësishëm, por se do të jetë “vazhdimësi e takimit të kaluar të mbajtur në Bruksel”.

“Nuk do të ketë asgjë të prekshme, por presioni do të rritet, sepse gjërat po ndërlikohen në skenën globale. Edhe nëse Xi Jinping tani shkon në Moskë, atëherë nervozizmi në Perëndim do të rritet dhe presioni ndaj Serbisë së bashku me të. Ja, ata përsëri po riaktivizojnë presionin në lidhje me sanksionet kundër Rusisë dhe gjithçka është e qartë”, përfundon Milivojeviq.

/GazetaSinjali/