image Ish-deputeti me një sfidë unike ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Kosovë

Ish-deputeti me një sfidë unike ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

news image

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu,  që ka vendosur të mos futet në garë për deputet për zgjedhjet e 6 tetorit, ka ‘sfiduar’ dy kandidatët për kryeministër nga LDK dhe VV.

Ai ka thënë se dëshiron t’i shoh 10 veprimet konkrete nga dy kandidatët për kryeministër, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Shkrimi i plotë i Sejdiut:

Përtej retorikës politike, bash do të kisha dëshirë të dëgjoja për 10 veprimet konkrete kryesore që kandidatët për KM #VjosaOsmani dhe #AlbinKurti do të ndërmerrnin gjatë vitit të parë të mandatit për ta funksionalizuar drejtësinë në vend. Mirëpo taman konkrete, e jo deklarata të përgjithshme programore!

PS Deklarimet e kandidatëve të tjerë nuk po më interesojnë sepse e di qe nuk iu konvenon fare sundimi i së drejtës!

#drejtësia #ruleoflaë #SundimiiSëDrejtës

#PANik #zgjedhjet #LDKdheLVVbashkë