Sabri Kiçmari, ish-ambasador i Kosovës në Australi dhe në Austri, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Kurti përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
“Sabri Kiçmari ka qenë gjithnjë në Lëvizje. Prej sot është edhe në VETËVENDOSJE!. Ky është lajm shumë i mirë për subjektin tonë, shtetin tonë dhe kombin tonë”, ka thënë Kurti, duke e përshkruar Kiçmarin si “veprimtar i çështjes kombëtare për më shumë se një dekadë para se të bëhej përfaqësues politik i UÇK-së”, ka shkruar ai./Sinjali/
Postimi i plotë i Albin Kurtit: