image “Isë, Isë argati i Serbisë”, “e ka kap njëfarë lakmie në pleqni” – PDK i kujton akuzat nga Albin Kurti

Kosovë

“Isë, Isë argati i Serbisë”, “e ka kap njëfarë lakmie në pleqni” – PDK i kujton akuzat nga Albin Kurti

news image

Disa të rinjë nga PDK-ja janë mbledhur tek Kuvendi i Kosovës, ku me anë të audio-incizimeve i kanë kujtuar Albin Kurtit disa prej aktiviteteve të tij që kishte akuzuar Isa Mustafën.

Një grup prej rreth 10 aktivistëve të PDK-së, me anë të incizimeve kanë kujtuar disa prej akuzave të Kurtit që ia bënte Isa Mustafës.

Aty dëgjohen thirrjet “Isë, Isë argati i Serbisë” si dhe kur Kurti e quante Mustafën super-kriminel.

“Ai që e ka shkel ligjin është kriminel, Mustafa e ka shkel Kushtetutën e Kosovës, a i është super-kriminel”, është njëri prej citateve të cilat janë lëshuar sot për t’ia kujtuar Kurtit akuzat ndaj Mustafit./Gazeta Sinjali/