Mesfushori i Real Madridit, Isco duket se ka filluar të gjejë formën e mëhershme.
Arritja e Carlo Ancelottit i ka hapur derën spanjollit dhe në këto parapërgatitje, lojtari ka impresionuar teknikun italian.
Isco ka punuar në mënyrë të shkëlqyeshme nga ana fizike, ngase siç dihet ka pasur probleme të shumta në edicionet e kaluara.
Sidoqoftë, 29-vjeçari duhet ende të punojë që ta bind Ancelottin për vendin titullar në sezonin e ardhshëm.
Isco ka edhe një vit në kontratë dhe duhet të dëshmojë që mund të gjejë formën e mirë, në mënyrë që të mos shitet në verë ose të largohet vitin tjetër si agjent i lirë.
Edicionin e kaluar, Isco ishte para Sergio Arribas dhe Antonio Blanco në zgjedhjet e Zinedine Zidane dhe mezi zhvilloi 1000 minuta gjatë tërë edicionit.
Gara për mesfushë te Reali është shumë e madhe, duke marrë parasysh se në formë të mirë janë edhe Luka Modric, Toni Kroos, Fede Valverde, Martin Odegaard dhe Dani Ceballos.
Ndërkohë, Isco nën urdhrat e Ancelottit ka kaluar sezonin më të mirë duke shënuar 17 gola dhe 21 asistime në 106 ndeshje. /Gazeta Sinjali Sporti/