image U akuzua se nxori formacionin e skuadrës para kohe, Isco i kundërpërgjigjet tifozit

Futboll

U akuzua se nxori formacionin e skuadrës para kohe, Isco i kundërpërgjigjet tifozit

news image

Isco i është kundërpërgjigjur sugjerimit të një tifozi se ai ka nxjerrë në media formacionin startues të Real Madridit.

Trajneri i Madridit, Carlo Ancelotti, ka publikuar 11-tën e tij fillestare dy orë përpara ndeshjes ndaj Chelseas, më herët se konfirmimi i zakonshëm, transmeton Sinjali Sport.

Është raportuar se arsyeja e Ancelottit për ta bërë këtë është sepse ai është në dijeni të një “spiuni” në dhomën e zhveshjes së Madridit, i cili i ka dhënë për një radio spanjolle lajmet e ekipit.

Një mbështetës i Madridit tha në Twitter se Isco është njeriu që ka nxjerrë informacionin, por mesfushori u kundërpërgjigj.

“Isco nuk është, pasi nuk jam thirrur dhe nuk kam marrë pjesë në bisedën e ekipit”, ka shkruar ai në përgjigje. “Dërgo urrejtje diku tjetër!”, ka shkruar ai.

29-vjeçari ka rënë në favorin e Madridit në sezonet e fundit. Këtë vit ai ka bërë vetëm 14 paraqitje në të gjitha garat, duke filluar vetëm tre.

Kontrata e tij në Santiago Bernabeu do të përfundojë në fund të sezonit dhe klubi nuk do t’i ofrojë atij një zgjatje.

Së bashku me Gareth Bale dhe Marcelo, ai do të jetë i lirë të largohet këtë verë dhe ai është lidhur me një kalim te rivalët Barcelona, ​​ndërsa Fiorentina dhe West Ham raportohet gjithashtu të jenë të interesuar.

/GazetaSinjaliSport/